Procesi për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese ka ngjallur debate të forta në publik dhe media. Një nga kandidatët kryesorë, Naureda Llagami, mori më shumë vota se rivali i saj, Asim Vokshi, në listën e kandidatëve të miratuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).
Megjithëse ishte më e votuara, renditja finale favorizoi Vokshin, duke ngritur dyshime mbi objektivitetin dhe ndikimin e mundshëm në proces dhe shkak për këtë u bë “vota e pavlefshme” që iu mohua kandidates Llagami.
Ky veprim ka nxjerrë në pah tensionet mes institucioneve dhe rrezikun që procesi të shihet si i dyshimtë.
*Apeli i Llagamit: Drejtësi dhe transparencë*
Pas publikimit të listës përfundimtare, Naureda Llagami ka apeluar vendimin duke kërkuar shqyrtim në Gjykatën Administrative. Ajo ka argumentuar se renditja e kandidatëve nuk pasqyron vlerësimin e tyre real.
Ky apel thekson nevojën për rregulla të qarta, të interpretuara uniformisht, dhe për garantimin e transparencës dhe meritokracisë në çdo hap të procesit të përzgjedhjes.
*Pavarësia e Gjykatave*
Ky problem institucional ka nxjerrë në pah se nuk mjafton të ketë ligje të mira, nëse institucionet nuk i zbatojnë ato me rigorozitet.
Sot gjykata administriative ndodhet ne nje sulm te egër nga Gjykata e Lartë. Sulmi konsiston ne intimidimin ne marrjen e nje vendimi te drejtë.
Ndonëse pavlefshmëria (pjesë e procedurave administrative e votës) shpallur nga Komisioni dhe jo nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, sipas Sadushit nuk duhet të ketë gjykatë që ta gjykojë.
*Roli i Sokol Sadushit dhe KED-it*
Si kryetar i KED dhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka pasur një rol kyç në renditjen dhe vlerësimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Kritikët thonë se ky rol i ka dhënë mundësi për të influencuar rezultatin, duke ngritur shqetësime për përdorim të pushtetit me motive personale ose politike.
Pikësimi i kandidatëve, sipas kritikëve, është bërë në mënyrë që të favorizohet një kandidat mbi tjetrin dhe kulmoi me shpalljen e nje vote te pavlefshme.
Të gjithë ekspertët kanë vlerësuar votën, përfshirë anëtarë apo ish-anëtar te Gjykatës Kushtetuese, ku shprehin situatën alarmante të tjetersimit të vullnetit të votës së anëtareve të Gjykates së Lartë!
Kjo ka shkaktuar shqetësime serioze për pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës se Lartë, institucion ky që duhet të jetë garant i dhënies së drejtësisë!
Nëse brenda mureve të Gjykatës se Lartë ditën për diell tjetërsohet vullneti i njerit prej anëtareve të saj me qëllim uzurpimin e vendeve ne Gjykatë Kushtetuese, atëhere pyetja shtrohet: Çfarë ndodh me dosjet e njerëzve që shkojnë të kërkojnë drejtësi përpara dyerve të saj?
Pikërisht kjo sjellje është zanafilla e një pakënaqësie popullore mbi arrogancën e vendimet arbitrare të gjykatave!