Numri i kandidatëve në garë për kreun e SPAK ka shkuar në 4. Pas Andan Xholit të mërkurën ka paraqitur platformën për drejtues të Prokurorisë së Posaçme edhe prokurorja Doloreza Musabelliu.
Më herët kanë paraqitur platformën e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme prokurorët Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK.
Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.