Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend i është përgjigjur kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjiknuri u shpreh se të gjitha partitë janë të përfaqësuara në këtë Komision.
Ai shtoi se anëtarët e partive gjithashtu kanë të njëjtat të drejta. Sipas tij komisioni është i balancuar.
“Meqenëse marrë me hartimin e atij vendimi për komisionin, e para të gjithë partitë janë të përfaqësuara, çështja e votës është irrelevante se ky komision nuk ka një lloj të tillë në parlamentin shqiptar, votën e ka të barazvlefshme me veton e bashkëkryetarit. Veton dhe votën e kanë dy forcat e mëdha. Të gjitha partitë kanë të drejtë të kenë anëtarë dhe të bëjnë propozime si të tjerët.
Çdo anëtar i çdo partie ka të njëjtat të drejta. Vendimet merren me veton e bashkëkryetarëve. Nuk është hera e parë që bëhet kështu, kur ka pasur shumë parti edhe në 2017, është zgjedhur një tresh holl.
Më vjen keq që hidhen insinuata të tilla, që partitë e vogla tentojnë të gjejnë fajin nga sistemi, duke harruar që vetë janë produkt i atij sistemi. Ky s’ka mandat që të ndryshojë Kushtetutën. Gjithçka do të jetë transparente, me prezencën e ODIHR. Komisioni është i balancuar, të gjitha partitë janë të përfaqësuara. Dy partitë që nuk kanë anëtar kanë të drejtë të marrin pjesë dhe të bëjnë propozime”, tha Gjiknuri.




















