Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor katër persona një dëshmitar dhe tre të dyshuar që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Ajo bëri të ditur se rreth orës 14:30 është pranuar një informacion për një përleshje dhe të shtëna me armë në Podujevë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se si pasojë e përleshjes, një person është lënduar nga goditja me një mjet të fortë (shkop) dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policor katër persona: një dëshmitar dhe tre të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht policia po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.