Pas bujës që shkaktoi në rrjet ‘unfollow’ në Instagram mes Kiara Titos dhe Dojna Memës, kjo e fundit ka reaguar së fundmi përmes një ‘instastory’.

Dojna ndau me ndjekësit një bisedë private në WhatsApp, ku motra e saj i shkruante “Hiqe Kiara Titon”, duke shpjeguar më pas se gjithmonë zgjedh të jetë e sinqertë në përgjigjet e saj, pa u fshehur pas justifikimeve.

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkruan ajo, duke publikuar edhe pjesën e bisedës me foto ku thekson: “Unë as nuk fola keq për të.”

Mesa duket, Dojna ka vendosur ta mbyllë këtu këtë debat të vogël mediatik, duke mos dashur të kthehet më tek kjo çështje.

Përplasja virtuale nisi pasi Dojna Mema deklaroi në emisionin “Mirëmbrëma Yje” se Kiara e kishte hequr nga Instagrami, ndërsa kjo e fundit, një natë më parë në emisionin “Goca dhe Gra”, u shpreh se në fakt ishte Dojna ajo që e kishte bërë lëvizjen e parë.