Për rreth 16 orë, Kuvendi zhvilloi një seancë maratonë që zgjati deri pas mesnate, ku raportuan institucionet kryesore të drejtësisë. Pas raportimit kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, i SPAK, Altin Dumani, dhe kreut të ILD, Artur Metani, pas mesnatës paraqiti raportin për vitin 2024 edhe kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi.

Në fjalën e tij, Rusi theksoi se në vitin 2024, Këshilli është përqëndruar në adresimin e një prej problematikave më të hershme të sistemit gjyqësor, rieduktimin e çështjeve të prapambetura (backlog-ut). Për këtë qëllim, ka hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Uljes së Numrit të Çështjeve të Prapambetura në Gjykata (2024-2027).

Më pas, vazhdoi diskutimi i pyetjeve të bëra nga deputetët, mbi çështje të ndryshme të KLGj. Për shkak të orarit të zgjatur, palët arritën me konsensus që debatin për raportin e KLGJ-së si dhe prezantimin e raportit të KLP-së ta shtynin për seancën e së enjtes.

Edhe pse ka kaluar një vit nga zbatimi i plotë i hartës gjyqësorëe janë vënë re përmirësime të eficensës në sistemin gjyqësor. Në shtator norma e zgjidhjes së çështjeve, arriti në 96%, kjo tregon përmirësim në likuidimin e cështjeve. Një faktor që ndikon negativisht është mungesa e gjyqtarëve. Për të zbatuar këto masa dhe adresuar strokun në çështjet e prapambetura, këshilli ka miratuar strategji për uljen e tyre në periudhën 2024-2027, përmban masa konkrete ligjore dhe administrative, që synojnë zgjidhjen e problematikave që shkaktojnë numrin e lartë të çështjeve dhe pakësimin e dtyre në vitet e ardhshme.”, theksoi Rusi në fjalën e tij.

Ai gjithashtu tha se gjatë vitit 2024, kanë pasur 7 procedime disiplinore nga ILD.

“Procedimet disiplinore, gjatë vitit 2024, ka pasur 7 procedime disiplinore të iniciuara nga ILD, që këshilli i ka disponuar. Dy shkarkime nga detyra, një procedim të mbyllur pa ofendim përfundimtar, një rast të rrëzimit të kërkesës, një rast në proces shqyrtimi, një rast pezullimi procedure për shkak të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në 2025, kemi vazhduar me 3 procedime disiplinore nga ILD, për njëka marrë marrë vërejtje, një rast rrëzimi kërkesë ndërsa tjetra mbetet ende në proces”, tha Rusi.