Kuvendi rrëzoi me 79 vota kundër 10 vota pro 0 abstenim kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi.

Këtë të enjte, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka folur për kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, duke komentuar situatën në parlament dhe balancën e kohës së fjalës mes mazhorancës dhe opozitës.

“Gjatë kësaj kohe mazhoranca ka folur 291 minuta ndërsa opozita 439 minuta. Fryma antagoniste dhe përçarese nga e cila nuk heqim dot dorë. Rregullorja nuk të le të fyesh, të pengosh fjalën e deputetëve apo të vendosësh të mos zbatosh masat disiplinore. Problemi nuk jam unë por mungesa e vullnetit për të u angazhuar në një sjellje politike.”-tha Peleshi.