Një granatë ofensive është konstatuar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 06:35 në Rrugën e Turizmit në qytetin e Kukësit.

Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë që po kryejnë veprimet e para procedurale për sigurimin e vendit dhe vlerësimin e rrethanave.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e origjinës së eksplozivit.

Ende nuk ka detaje nga ngjarja.