Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është emëruar në krye të Portit të Durrësit. Vendimi është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Aliu dha dorëheqjen nga posti i ministrit më 27 gusht të këtij viti, një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Parlamentit.
Në një postim gjatë verës, Aliu kishte theksuar se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore që e shtyu të largohej nga detyra ministrore.




















