Ka ardhur reagimi i parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nëpërmejt zyrës së tij të shtypit lidhur me vendimin e pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë pas shkarkimit të Veliajt.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.”-thuhet në njoftim.