Në ‘Geodis Park’, vendasit e Nashville SC u mposhtën 2-5 nga Inter Miami, sfidë që vlente për raundin e 34-t në MLS amerikane të futbollit. Në këtë sfidë Lionel Messi (39 vjeç) shënoi tre gola dhe asistoi në një tjetër gol. ‘Pleshti’ e nisi serinë e golave në minutën e 35-të, duke zhbllokuar sfidën. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, Nashville përmbysi ndeshjen me golat e Surrige dhe Shaffelburg.
Me nisjen e fraksionit të dytë Inter Miami u fut me tjetër ‘marsh’ në fushë dhe barazoi me të përhershim Lionel Messi. Argjentinasi u tregua i saktë nga 11 metërshi.
Rodriguez, sërish Messi dhe Segovia shënuan edhe tre gola të tjerë për Inter Miamin. Me 65 pikë pas javës së 34-t, Inter Miami renditet në pozitën e tretë të Konferencës Lindore, ndërsa është kualifikuar për në fazën play-off.
Ndërkohë, Lionel Messi këtë sezon në MLS ka zhvilluar 28 takime dhe ka shënuar 29 gola, teksa ka asistuar edhe 19 herë për shokët e skuadrës. Disa orë para tripletës së Messit, edhe Cristiano Ronaldo e dërgoi topin në rrjetë për një supergol në Arabinë Saudite.