Ogerta Manastirliu vizitoi sot në mbrëmje në spital Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës, i cili pas një sfide shëndetësore, është nën kujdesin e duhur nga mjekët profesionistë në QSUT.
“I urova shërim të shpejtë, teksa energjia dhe pozitiviteti i Agustinit mbeten po ato që e kanë shoqëruar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Të shkuara kampion”, shkruan Manastirliu.