Nëse ndihesh i/e lodhur në fillim të këtij muaji, nuk je vetëm! Sapo kalove sezonin e eklipseve muajin e kaluar, i cili solli ndryshime të mëdha, si dhe përjetove përfundime e fillime të destinuara.
Horoskopi i tetorit e vendos fokusin tënd te gjetja e ekuilibrit në jetën tënde, ndërsa muaji nis me Diellin që udhëton nëpër Peshore. Marrëdhëniet e tua të ngushta mund të vihen në qendër të vëmendjes dhe gjatë javëve në vijim mund të ndihesh më i/e përqendruar për të luftuar për drejtësi dhe për të kërkuar paqe (tipike e Peshores), si në jetën tënde personale, ashtu edhe në atë profesionale dhe sociale.
6 tetor – Mërkuri shkon tek Akrepi
Muaji nis me misterin në ajër kur Mërkuri, planeti i komunikimit, kalon në Shigjetar më 6 tetor. Je gati të luash rolin e detektivit gjatë javëve në vijim? Nëse po, mund të zbulosh thelbin e çdo situate. Bisedat mund të jenë më të drejtpërdrejta, të ndjeshme, shëruese dhe të thella. Nuk do të kesh frikë të prekësh tema apo ndjenja “tabu”!
6 tetor – Hëna e plotë në Dash
Sërish më 6 tetor, një Hënë e plotë dhe e guximshme në Dash mbizotëron qiellin. Kjo Hënë e plotë të kërkon të marrësh përgjegjësi në marrëdhëniet e tua, ose ndoshta të angazhohesh në zgjidhjen e konflikteve apo riparimin e këtyre raporteve. Kjo mund të të ndihmojë të përballesh me ndjenja që i ke injoruar dhe gjithashtu, të mësosh të ngresh zërin për veten.
13 tetor – Afërdita shkon në Peshore
Disa ditë më vonë, marrëdhëniet e tua më në fund mund të marrin frymë lirisht kur Afërdita të kalojë në Peshore, më 13 tetor. Javët në vijim vënë nën mikroskop marrëdhëniet e ngushta, një për një, por gjithashtu sjellin më shumë lehtësi dhe përparim. Beqarët mund të takojnë dikë të veçantë, ndërsa çiftet mund të vendosin të hedhin hapin tjetër së bashku. Ky është një moment i shkëlqyer për bashkëpunime dhe për nënshkrimin e kontratave të reja.
13 tetor – Plutoni kthehet në pozicionin e tij
Përplasjet e fuqisë do të rishfaqen kur Plutoni të kthehet direkt dhe të përfundojë prapavija e tij në Ujor. Ky është çasti për të përqafuar anën tënde të errët dhe për t’u përballur me ndjenjat që i ke mbajtur të mbyllura brenda vetes.
21 tetor – Shenjat e prapavijës së Mërkurit
Mërkuri nuk hyn në prapavijë deri muajin tjetër, më 9 nëntor, por do të fillosh të vëresh shenjat dhe disa pengesa në marrëdhëniet personale më 21 tetor, kur të nisë ndikimi i prapavijës. Kushtoji vëmendje gjërave dhe njerëzve që do të të shfaqen përpara gjatë kësaj periudhe.
21 tetor – Hëna e re në Peshore
Po atë ditë, një Hënë e re në Peshore do të sjellë një fillim të freskët për lidhjet e tua të ngushta. Kjo energji është e mrekullueshme për një fillim të ri në marrëdhënie, për të zgjidhur çdo çështje të mbetur pezull, ose për të zgjedhur të lësh pas lidhjet që nuk të shërbejnë më. Disa mund të krijojnë angazhime të reja, ndërsa idetë brilante mund të mbushin mendjen tënde. Gjithashtu, është e mundur të shfaqen mundësi të reja profesionale.
22 tetor – Prapavija e Neptunit te Peshqit
Energjia merr një nuancë më të çuditshme kur Neptuni të rikthehet në prapavijë te Peshqit më 22 tetor. Kjo të çon pas, më 29 mars, në herën e fundit kur Neptuni ishte në këtë pikë të qiellit duke lëvizur nëpër shenjën e Peshqve. Tema dhe çështje të ngjashme, si në plan personal ashtu edhe kolektiv, mund të rishfaqen. Neptuni është planeti i spiritualitetit, ëndrrave, dhembshurisë dhe besimeve. Teksa kalon te Peshqit, një shenjë medituese, ai na kujton përvojën tonë të përbashkët si qenie njerëzore. Ëndrrat mund të bëhen më të gjalla, krijimtaria jote mund të shpërthejë dhe do të udhëhiqesh më shumë nga zemra.
22 tetor – Qielli hyn në Akrep
Po të njëjtën ditë, Dielli hyn në Akrep, duke të inkurajuar të zhytesh thellë në mendime. Javët në vijim të ndihmojnë të ndërtosh qëndrueshmërinë tënde dhe të rimarrësh fuqinë. Nuk po fshihesh më, si dhe nuk po shmang frikërat, por je gati t’i përballosh ballë për ballë, të shërohesh dhe të transformohesh në këtë proces.
29 tetor – Mërkuri hyn te Shigjetari
Muaji mbyllet me Mërkurin, planetin e komunikimit, që kalon në Shigjetar, duke i bërë të gjithë të flasin para se t’i mendojnë gjërat deri në fund! Kjo është padyshim një energji debatesh, por gjithashtu të ndihmon të kesh biseda të rëndësishme që ushqejnë kuptimin tënd për botën dhe formësojnë besimet e tua.
Javët në vijim gjithashtu të ndihmojnë “të shohësh nga lart” dhe të marrësh në konsideratë një pamje më të gjerë, në stilin tipik të Shigjetarit! Syno lart dhe ëndërro të kapësh yjet, pasi asnjë ide nuk është shumë e madhe apo e pamundur.