Çdo shenjë e zodiakut mbart në vetvete një botë të veçantë, me energji, ndjeshmëri dhe tipare unike që ndikohen nga lëvizjet qiellore. Gjatë javës së dytë të Tetorit, ndikimet astrologjike vënë në pah aspekte të reja të karakterit për secilën shenjë, nga forcimi i intuitës te sfidat në marrëdhënie apo ambiciet personale që kërkojnë vëmendje. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, numerologia dhe astrologia Liza Gjika, zbulon karakteristikat që spikasin për çdo shenjë në këtë periudhë dhe çfarë mesazhesh sjell universi për secilin prej nesh.

“Shenjat që do të shkëlqejnë në këtë periudhë janë Virgjëresha, Peshorja, Akrepi dhe Shigjetari”, theksoi Gjika duke vijuar me karakteristikat për secilin zodiak.

Dashi

Dashi është gjithnjë iniciator, rrëmbehet shpejt, do të jetë gjithmonë lider në fakt dhe është. Dëshiron të tërheqë vëmendjen, mërzitet nëse nuk e ke vëmendjen tek ai. Dashi është shumë i mirë për organizime, dinë të ndajnë shumë mirë detyrat, janë shumë të fortë, mërziten shpejt dhe kanë një dhimbje koke që i karakaterizon. Janë shumë luftarakë, por grinden shpesh dhe mërziten shpesh. Janë shumë punëtorë dhe kanë të fortë pjesën e pasurisë dhe pjesën sentimentale. Ngjyra e kuqe është ngjyra e tyre e fatit.

Demi

Demi është pak kokëfortë, duhet të dalë patjetër fjala e tyre. Shpesh humbasin dhe marrëdhëniet apo shoqërinë vetëm nga kjo pjesë e karakterit. Janë filozofë, janë shumë të mirë, janë shumë të dashur, bëjnë shumë për shoqërinë, por gabimi i tyre është kokëfortësia, pasi duan gjithmonë që të jenë ata që të vendosin vulën për çdo gjë. Kjo gjë shpesh herë i bën që të ngelen vetëm, ndaj duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim. Sa i takon punës, dinë të menaxhojnë shumë mirë dhe të merren me biznese. Kombinojnë shumë mirë me partnerë që janë në të njëjtin profesion. Ngjyra blu marine është ngjyra e fatit e Demit.

Binjakët

Janë shumë të vrullshëm, të shkathët, të zotët në të gjitha aspektet. Gjithnjë ecin përpara, konkurenca me shpirtin e tyre është shumë luftarake. Binjakët bëjnë disa punë në të njëjtën kohë dhe ia arrijnë. Kanë një forcë të jashtëzakonshme të menduarit. Nëse një Binajk është i kualifikuar mirë, ajo është në elokuencën e tyre. Kanë dhe një shkëlqim në sytë e tyre, janë shumë të mirë, sporti i pëlqen jashtë mase, janë shumë shoqërore duke qenë se dhe gjuha e të folurit të tyre është shumë e bukur. Ngjyra kafe dhe jeshile janë ngjyrat e fatit të Binjakëve.

Gaforrja

Gaforrja është protokollare, nuk e shkel asnjëherë protokollin e vet. Eshtë shumë e kujdesshme se ndjen gjithnjë pasiguri, trembet nga miqësitë e forta se diçka do të ndodhë. Janë shumë të qeta, janë shumë të dashura, janë shumë të buta. Po të kesh ndonjë problem mund t’ia thuash Gaforres, pasi është e mendueshme, nuk nxiton ta thotë bukur mendimin e saj ose ta thotë troç sipas këndvështrimit që ajo mendon. Gaforrja është një natyrë e stabilizuar, edhe pse është shenjë e ujit ajo ndikohet shumë nga Hëna. Perlat janë fatsjellëset e tyre si dhe ngjyra portokalli e vrarë si e drurit. Për diçka të rëndësishme, intervistë apo event, të gjitha shenjat duhet të veshin ngjyrat e tyre.

Luani

Ngjyra fatsjellëse e Luanit është e verdha, ngjyra e Diellit, pasi epiqendra e tij është Dielli. Janë të qetë, të duruar, të ngrohtë, janë të dashur, shumë miqësor, janë të fortë, por më të forta janë femrat luanesha. Janë shumë të zonja, dinë të drejtojnë shumë bukur, edhe në biznes edhe në shoqëri e miqësi, e mbajnë ndezur ambientin. Kurse Luani mashkull është pak më i tërhequr. Luanët duhet të kenë shumë kujdes me lojërat e fatit, pasi janë pak të dhënë pas kësaj gjëje. Shans kanë ata që kanë lindur nën numerologjinë e pastër të numrit 5-së.

Virgjëresha

Eshtë një shenjë e ndryshueshme, e paparashikueshme, shumë analitike, por dhe me shumë gabime. Duke qenë se është shumë analitike shpesh herë ngatërrohet me analizat e veta, pasi janë shumë të thella. Duhet të ketë shumë kujdes këtë periudhë sa i takon shëndetit, pasi kanë shumë probleme me sistemin tretës me zorrët. I pëlqen shume sporti, janë artista shumë të mirë, janë shumë të zotë, e kapërcejnë çdo situatë më shumë lehtësi, janë momentalë dhe marrin revansh. Janë shumë elegantë në mendime, duket sikur shumë gjëra nuk u bëjnë përshtypje, por në fakt nuk është e vërtetë, ata bëjnë analizën për gjithçka dhe marrin vendime në vetvete.

Peshorja

Jo më kot kjo shenjë është e vendosur në mes të Horoskopit, që të gjithë të marrin nga ekuilibri i saj. Por Peshorja ka një defekt, thotë gjithmonë të keqen përpara se të thotë të mirën, dhe në të njëqindën e sekondës do ta “llustrojë” e zbukurojë të mirën. Nuk mund të ecë dot në njërin krah, ndaj shpesh herë nuk duhet të merren për keq, pasi është natyra e Peshores e tillë. Eshtë një shenjë shumë e mirë dhe pozitive.

Akrepi

Akrepët janë shumë potencialë, kanë bazën e kundërshtimit në çdo lloj aspekti. Janë shumë të fortë dhe kanë një memorje të frikshme. Por Akrepët trazohen shumë nga e kaluara, kanë bazë familjen e tyre, janë shumë të lidhur sidomos me prindin femër. Kur bini në dashuri me një Akrep, duhet të dashuroni më parë mamanë e tij. Edhe Gaforrja është e lidhur me mamanë, por Akrepi e ka shumë të dukshme këtë gjë. Janë njerëz të fortë, shumë të zotë, janë tipa të zjarrtë edhe në anën sentimentale dhe janë besnik në dashuri nëse kanë gjetur dashurinë e vërtetë.

Shigjetari

Janë të fuqishëm, të prekshëm, janë shumë shoqëror, por mërziten dhe shumë shpesh. Ka Shigjetarë që sulen dhe të kundërshtojnë, ka dhe nga ata që tërhiqen shumë shpejt. Kjo periudhë që është tani, është shumë e mirë për Shigjetarët, që i ndez disa motorë. Karakteristikë e Shigjetarit është që kanë të kuqen simbol të tyre, pasi përfaqësojnë zjarrin, kanë udhëheqës Jupiterin. Janë shumë të fortë, janë besnikë, e duan shumë shoqërinë dhe bëjnë shumë për ta, madje harrojnë dhe veten.

Bricjapi

Bricjapët veten e tyre e duan më shumë se asgjë tjetër. Duan fort veten, duan fort buxhetin, janë karrierista, dinë të ecin përpara, bëjnë disa punë si e si që xhepin e tyre ta kenë të sigurtë. Kjo në fakt tregon një pasiguri të tyre në çdo drejtim, ndaj dhe luftojnë fort që të ndjehen sa më të ngrohtë dhe të sigurtë financiarisht. Janë shoqërorë, kanë një humor të lindur, janë pak të shpërndarë në shumë aspekte, kanë shumë shoqëri të shpërndara, megjithatë janë njërëz të mirë, të dashur e punëtorë.

Ujori

Ujorët dallohen si mençuria e zodiakut, shikojnë pak më larg dhe mendojnë me largpamësi. Janë inteligjentë dhe kjo është një periudhë e mirë për Ujorin për të realizuar disa ëndrra të mbetura në sirtar. Janë njerëz shumë nervozë, ka Ujorë që flasin shumë pa pikë dhe pa presje, ashtu siç ka dhe Ujorë që flasin shumë pak, por mendojnë shumë. Ujorët janë shumë të mirë për shoqërinë, kërkojnë paqe dhe të drejtën.

Peshqit

Janë shumë delikatë. Peshqit dhe Bricjapi kanë shumë karakteristika të përbashkëta, siç është dhe çështja e parave. Peshqit janë shumë të lidhur pas parasë, profesionit, karrierës, ecin me shumë forcë për të arritur qëllimet e tyre. Por nga ana tjetër, Peshqit janë pak ekonomiqarë, kursimtarë dhe nuk e nxjerrin lekun kollaj. Peshqit e kanë shumë të domosdoshme që t’i ndjejnë paratë në xhepin e tyre. Janë dhe tipa shumë të lëvizshëm, nuk mund të përqendrohen dot në një vend. Janë shoqërorë, janë delikatë, preken dhe qajnë shumë shpejt.