Nga 12 tetori nis zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljeve (EES) – një sistem elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi të këtij sistemi.

Ky sistem funksionon nëpërmjet regjistrimit, i cili bëhet në kufi përmes të dhënave biometrike – foto + gjurmë gishtash.

Ky sistem zgjat vetëm disa minuta, por qytetarët duhet të përgatiten për pritje në periudha me fluks

Regjistrimi është i vlefshëm për 3 vjet

Qytetarët nuk duhet të harrojnë rregullin 90/180 ditë. Qëndrimi në zonën Shengen lejohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Sistemi evidenton çdo tejkalim, ndaj qytetarët duhet të respektojnë afatet për të shmangur penalizimet.

Zbatimi nuk nis njëkohësisht në të gjitha vendet Shengen, prandaj të gjithë duhet të informohen para udhëtimit.

Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datën e lindjes, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin e fytyrës dhe/ose gjurmët e gishtave

EES regjistron datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes nga një shtet evropian që përdor EES-në si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.

Sipas rastit, udhëtarët me pasaportë biometrike mund t’i paraqesin dokumentet e udhëtimit në sistemet e vetëshërbimit.

Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe/ose do të mbikëqyrin procesin.

Udhëtari duhet që të paraqesë dokumentet si dhe të japë të dhënat biometrike (imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtave) në sistemin e vetëshërbimit

Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave do të fillojë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga data 12. tetor 2025, dhe zbatimi i plotë do të jetë brenda 10 prill 2026.

Punonjësi i policisë verifikon informacionin e marrë nga sistemi i vetëshërbimit, bën pyetje sipas rastit, autorizon ose refuzon hyrjen e udhëtarit, dhe i regjistron në sistem.

Udhëtari përfiton nga një proces më i lehtë dhe më i efektshëm për kalimin e kufirit.