Policia e Shtetit ka bërë këtë disa ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese. Mësohet se Perlat Vatoci është emëruar drejtor i Policisë Rrugore duke zëvendësuar Altin Qaton. Nga ana tjetër Qato u emërua petagog në Akademinë e Sigurisë. Vatoci së fundmi mbante postin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Pas largimit të Rebani Jaupit, Dhimitraq Ziu do të emërohet drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më datë 17 tetor ai do të marrë zyrtarisht detyrën.
Një tjetër ndryshim është ai i Arbër Zemanit. Zemani nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë u emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkoder. Adrit Elmazi nga Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër u emërua në DPPSH, Specialist te Drejtoria Strategjike.