Në mbrëmjen e sotme, në qytetin Leskovac, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, një përballje që ka tërhequr vëmendjen e madhe të opinionit publik në rajon. Autoritetet serbe kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e sfidës, ndërsa vetë presidenti Aleksandar Vuçiç ka marrë në dorë koordinimin e situatës.

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka telefonuar personalisht pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare, për t’u siguruar se çdo gjë po shkon në rregull dhe se delegacioni kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Një detaj interesant nga qëndrimi i përfaqësueses shqiptare është se shefi i kuzhinës së hotelit është kosovar nga Prizreni, gjë që ka sjellë atmosferë miqësore në stafin pritës.

Sfida Serbi–Shqipëri do të nisë në orën 20:45, nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë stadiumit të Leskovacit.