Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarziua më vonë nga vetë FSHF.
Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2.
REZULTATI LIVE:
REZULTATI LIVE:
SERBI 0-1 SHQIPËRI
Manaj 45+1′
KOMENTI LIVE:
67′ Pavlovic godet nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.
64′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja, në vendin e tij futet Hoxha.
63′ Zëvendësim te Serbia. Largohen Mitrovic dhe Zivkovic, në vendet e tyre Jovic dhe Stefan Mitrovic.
62′ Vlahovic lëviz në zonë dhe godet me të majtën, duke goditur mbi kuadrat.
56′ Një krosim i rrezikshëm hidhet në zonë, por Strakosha tregohet sërish i saktë duke e kontrolluar topin.
53′ Kostic hedh një krosim në zonë dhe Mitrovic tenton me kokë, me topin që shkon mbi kuadrat.
50′ Samardzic godet nga distanca, por Strakosha tregohet sërish vigjilent duke ndalur topin.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ Manaj ndëshkohet me karton të verdhë pas festës me shqiponjë.
45+1′ GOOOL SHQIPËRIA/ Një krosim në zonë, gjen Ajetin, i cili nuk godet siç duhet, por topi përfundon te Manaj, i cili me të djathtën tund rrjetën. (VIDEO)
45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë.
42′ Juljan Shehu shkakton në ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë të mbrëmjes.
41′ Broja lëviz bukur në hyrje të zonës serbe, duke kaluar disa lojtarë. Më pas, Asllani gjen topin dhe provon fluturimthi me të majtën, por tentativa e tij shkon lart kuadratit.
38′ Samardzic provon me një gjuajtje të lehtë në hyrje të zonës, por Strakosha e ndal pa probleme.
37′ Serbët pretendojnë për 11-metërsh, pas një prekje të Laçit me gjoks. Pas konsultimit me VAR, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.
30′ Vlahovic godet në hyrje të zonës, me topin që shkon jashtë kuadratit.
26′ Vlahovic godet nga distanca, por Strakosha arrin ta ndalë topin në dy kohë.
22′ Asllani hedh një krosim në zonë dhe Mitrovic e devijon duke rrezikuar autogolin, por Petrovic e kontrollon pa probleme.
21′ Samardzic shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe Uzuni fiton një goditje dënimi në një zonë të rrezikshme.
12′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Manaj provon me kokë, por topi shkon mbi kuadratin e portës.
7′ Stankovic provon me një gjuajtje nga distanca, por bllokohet nga Asllani.
1′ Shkelmohet topi në Leskovc!