Kryeministri Edi Rama, teksa po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropiann ë Kopenhagen, tha se Shqipëria po vrapon drejt BE-së, duke iu referuar shpejtësisë sës negociatave.
“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.”, tha Rama.
Ai foli gjithashtu edhe për Diellën, ministren e Shtetit për Inteligjencës Artificiale, teksa tha se janë përballur me kritika, por sipas tij, kjo është një gjë e mirë.
“Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është që të përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime. Së dyti, ai punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë.”, tha Rama.
Sa i përket sulmeve kibernetike të Iranit, Rama theksoi:
“Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po kundërsulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë.”