Këtë të martë, në Kuvendin e Shqipërisë, është zhvilluar Konferenca e Kryetarëve në kuadër të përcaktimit të rendit të ditës dhe agjendës parlamentare të seancës së së enjtes.

Në konferencë ka marrë fjalën kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka folur me tone të ashpra në drejtim të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.

Bardhi tha se, sipas tij, seanca po drejtohet nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe

Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: ‘Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.’

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris, ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.”