Këtë të martë Prokuroria e Lezhës ka lëshuar 10 urdhër-arreste që lidhen me hetimet për tjetërsimin e pronave. Nga të dhënat paraprake mësohet se urdhër-arrestet janë për funksionar publikë dhe punonjës policie.
Ende nuk janë bërë publike emrat dhe detajet e personave të përfshirë, pasi operacioni vijon.




















