Në seancën plenare të kësaj të hëne, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe ka votuar për reformën territoriale.
Reforma Zgjedhore, u miratua me 113 vota pro dhe 3 kundër. Votat kundër i dhanë, Artan Luku, Erald Kapri dhe Agron Shehaj. Redi Muci nga Lëvizja Bashkë nuk mori pjesë në votim.
Reforma Territoriale: U miratua me 115 vota pro dhe 3 kundër, ku kundër votuan: Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi.




















