Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, duket se ka hyrë me këmbëm e mbarë në MEPJ. Pas vizitës në SHBA direkt pas betimit si ministre, ku takoi Sekretarin e Shtetit Marko Rubio, të posaçmin e Trump për misionet Grenell etj, Spiropali ka marrë edhe një ftesë nga homologu i izraelit.  Kjo ftesë fill pas vizitës në SHBA,  sikur lë të kuptohet se  Shqipëria po kthehet në një faktor të  nderkombetar edhe në çeshtjet më të ndjeshme globale, falë lidershpit të vendit tonë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri i jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili teksa tregon bisedën telefonike, shkruan:

Fola me Ministren e Jashtme të Shqipërisë @elisaspiropali dhe e urova për marrjen e detyrës.

Diskutuam marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë e ndërsjella.

Vlerësoj dimensionin moral në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe miqësinë e fortë midis kombeve tona.

E ftova të vizitojë Izraelin.”, shkruan minisrtri Izraelit në rrjetin social X.