Partia Demokratike ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një kërkese zyrtare, regjistrimin për zgjedhjet e 9 Nëntorit.
Partia Demokratike ka vendosur të marrë pjesë në këto zgjedhje duke mbështetur kandidatë të pavarur.
Në zgjedhjet e 9 Nëntorit, procesi do të zhvillohet vetëm në 5 bashki, nga 6 gjithsej që janë aktualisht pa drejtues.
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të mbahen pasi të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin që Erion Veliaj ka bërë ndaj dekretit të Presidentit Begaj.
KQZ pas vendimit për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë nga Gjykata Kushtetuese deklaroi se zgjedhjet do të kryhen derisa te merret vendimi.