Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të mërkurë, lidhur me zhvillimet në Kuvend.

Më tej, Balla foli edhe për kërkesën e PD-së për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Ai tha se kërkesa do të rrëzohet dhe se Presidenti nuk do të shkarkohet.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet, madje nuk do të ngrihet. Në vlerësimin tim, presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Më thanë se kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci,” tha Balla për mediat.