Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të martë mbledhjen e Kryesisë dhe pas përfundimit të takimit ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit në disa bashki të vendit. Në fokus janë bashkitë Berat, Cërrik, Vlorë, Tepelenë, Mat si dhe Tirana.

Pas mbledhjes kanë dal drejtuesit poltik për prezantimin e kandidatëve:

Berat- Ervin Ceca

Tepelenë-Gramoz Sako

Mat- Altin Bojni

Vlorë-Brunilda Mersini

Zgjedhjet e pjesshme vendore pritet të prodhojnë një mandat që do të zgjasë më shumë se një vit. Ndërkohë, në Asamblenë Kombëtare të PS-së është zyrtarizuar emri i Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës, pas një propozimi të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj.