Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një postim në rrjetin social Facebook këtë të enjte, ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për datat 17-18 tetor.

Ky njoftim është bërë për protestën gjithëkombëtare të thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet këtë të premte në Tiranë.

“Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK-së,” – ka shkruar Balla.