Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama për mes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se të mërkurën ka nënshkruar një vendim lidhur me transportin e veteranëve të UÇK-së drejt Tiranës për protestën e 17 tetorit.

Rama theksoi se përmes këtij vendimi do të sigurohet transporti për veteranët. Protesta do zhvillohet të premten më datë 17 Tetor në orën 17:00 tek Sheshi Skënderbej.

“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë.

Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike.

Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë”, shkruan ai