Gazetarja e Euronews Albanai Enkelejda Mema ka folur mëngjesin e kësaj të enjte për edicionin informativ të mëngjesit me moderatore Esmeralda Mulaj, mbi detajet e zhvillimit të senacës në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimimin e Erion Veliajt për procedurën e shkarkimit si Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Mema dha detaje lidhur me zhvillimin e seancës e cila sipas gazetares mund të zgjasë më shumë se pesë orë ku do të përballen tre palë, Presidenca, qeveria dhe pala mbrojtëse e Veliajt.
Veliaj do të jetë i pranishëm pa para orës 10:00 sipas informacioneve të gazetares. Seanca do të jetë publike në transmetimin e GJK në Youtube.
“Le të themi Esmeralda që pas 8 muajsh që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit kjo do të jetë shfaqja e parë e tij në Gjykatën Kushtetuese në një seancë plenare dhe publike. Pritet që Veliaj të jetë në Gjykatën Kushtetuese pak para orës 10:00.
Do të shoqërohet nga paraburgimi i Durrësit nga forcat e policisë.
Tashmë e gjithë rrugëtimi i tij nga Durrësi në Tiranë do të jetë i siguruar nga Drejtoria e Burgjeve. Seanca mendohet të zgjasë 5 orë. Do jenë tre palë përballë Kushtetueses, pala e presidencës, pala Veliajt dhe pala e qeverisë.
Çështja që do diskutohet nesër është se nëse debati do të zhvillohet në karakter juridik apo do të ketë dhe qëndrime politike. E them këtë nisur nga 1 ditë më parë ku nëpërmjet avokatëve të tij të huaj ai ka deklaruar që largimi i tij nga bashkia e Tiranës ka qenë një largim i qëllimshëm politik.
Mbetet për tu parë nëse avokatët do ta përmendin këtë deklaratë.
Do të diskutohet neni 115 i Kushtetutes, ku ai thotë se ky është ligji që e mbron se është një parashikim Kushtetues.
Sipas Presidencës është që Veliaj të shkarkohej me ligjin e vetëqeverisjes vendore.
Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, por do të jetë në transmetim publik në youtube. “-tha Mema.




















