Kryeministri Edi Rama ka komentuar me batutë Presidentin e SHBA Donald Trump, gjatë forumit ndërkombëtar i sigurisë “Future Resilience Forum 2025”, i zhvilluar këtë të martë në Londër.
I pyetur nëse Trump ka të drejtë për sa i përket qasjes ndaj çështjes së mineraleve në Ukrainë, Rama u shpreh.
“Nëse më pyet mua a ka Trump të drejtë, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se Trump ka gjithmonë të drejtë.”-tha Rama
Duke ironizuar pozicionin e vendit që përfaqëson në raport me zhvillimet globale, kreu i qeverisë shtoi se, edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetëdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël dhe nuk mund të japë përgjigje për çështje të kësaj natyre.
“Shqipëria nuk mund të japë përgjigjje mbi çështje globale të këtij niveli”, u shpreh Rama.
Kryeministri ndodhet në Londër në kuadër të forumit “Future Resilience Forum 2025”, i cili mbledh liderë botërorë dhe ekspertë për të diskutuar mbi sfidat e sigurisë dhe politikave globale në një botë në ndryshim të shpejtë.