Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se beteja me zjarret ka nisur që tani. Kreu i qeverisë tha sot në podkastin “Flasim” se mësimet e reja të këtij viti janë kthyer në masa konkrete për sezonin e ardhshëm të përballjes me zjarret.

Rama nënvizoi se është bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa dhe krerë bagëtish të cilat do të shlyhen në banesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se do të investohet për të rritur kapacitete e trupës zjarrfikëse si dhe do të investojë në dronë me kamera termike për të bërë të mundur që të detektojnë zjarret.

“Ndërkohë që do të investojmë shumë fort për të rritur kapacitetet e trupës zjarrfikës të cilët do të përfshihen në të njëjtën skemë të rritjes së pagës së Forcave të Armatosura.

“Si dhe do të investojmë më tej në teknologji me dronët me kamera termike për të bërë të mundur që t’i detektojmë zjarret shumë më shpejt sesa të bëhen të vështira për t’u ndalur”, tha Rama.

Rama shtoi se “do të trajnojmë forcat civile në nivel vendor dhe do të përfshijmë edhe shkollat në mbështetje të shërbimit pyjor ndërkohë që penalitetet për zjarrvënësit do të ashpërsohen edhe shumë në Kodin Penal”.