Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Tiranës, për caktimin e datës së zgjedhjeve, gjatë një mbledhjeje me strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës, të zhvilluar këtë të premte.

“Presidenti e ka firmosur me vullnetin e vet dekretin”, është shprehur Rama para drejtuesve politikë dhe deputetëve të PS të angazhuar në Tiranë për zgjedhjet e 9 nëntorit sipas burimeve për Euronews Albania të raportuara nga gazetarja Eksiola Shehu.

Në këtë mbledhje, është bërë ndarja e zonave sipas njësive, ndërsa është konfirmuar se të gjithë ministrat dhe deputetët që janë rezidentë në Tiranë dhe që nuk kanë më përgjegjësi në qarqet që kanë mbuluar më parë, do të angazhohen në fushatën elektorale në kryeqytet.