Kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen tha se Shqipëria po bën hapa të shpejtë drejt BE-së.
“Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme BP, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE. Dhe kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion BP duke i dhënë mundësinë cdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave. Më vjen mirë se është në këtë pikë morën vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje të gjithë detyrat që kemi marrë përsipër.”