Kryeministri Edi Rama nga forumi i Paqes në Paris tha se Evropa nuk po zgjohet përballë konflikteve që kanë shpërthyer duke marrë në konsideratë luftën në Ukrainë dhe se kontinentit të vjetër i mungon një kanal komunikimi.
Rama u shpreh se Europa duhet të ketë një plan paqeje për luftën në Ukrainë, gjë që deri tani nuk ka ndodhur me gjithë përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës.
“Ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Sipas meje është, diçka që nëse zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte dhe Evropën. Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet. Ka një zgjim, në shumë përpjekje që po bëhen pra presidentja e KE, nga udhëheqësit që po përpiqen t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimi në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim, kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mundë të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot, ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike”, tha Rama.




















