Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një fotografi të një flamuri gjigand kuq e zi, duke e cilësuar suksesin si një fitore historike për Kosovën.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me flamurin gjigand që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱✋🇽🇰”, shkruan Rama në postim.
Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare.