Kreu i SPAK, Altin Dumani në pasqyrimin e veprimtarisë për vitin 2024, ka theksuar rritjen e efektivitetit të SPAK lidhur me çështjet nën hetim dhe për masat e sigurisë.
Dumani thekson se trajnimet ndërkombëtare , shtimi i ekspertizës së BKH-së dhe rritja e numrit të prokurorëve, solli rritje të efektivitetit hetimor.
Ndër të tjera, Dumani thekson se për çdo çështje është aplikuar standardizimi i ndjekjes penale, duke u ndjekur parimi i ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.
“DAP ka nënvizuar disa na hetimet e suksesshme të SPAK. Për rekomandimin për forcimin e hetimeve dhe dënimin e korrupsionit, gjatë 2024, rritja e numrit të prokurorëve nga 17 në 20, shtimit i ekspertizës BKH-së dhe rritja e trajnimeve ndërkombëtare, solli rritje të efektivitetit të hetimeve. U reflektua me rritjen e 80% të çështjeve nën hetim dhe me 20% të numrit të personave të hetuar në raport me vitin 2023.
Hetimet financiare, në nëntor 2024 u miratua udhëzimi i përgjithshëm për hetimet, i cili standardizon hetimet financiare dhe zhvillon ato paralelisht ato me hetimin penal. U intensifikuan sekuestrimet dhe konfiskimet e aseteve kriminale me një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2023.
Standartizimi i ndjekjes penale, SPAK ka marrë të gjitha masat për aplikimin e njëjtë të standardeve procedurale dhe të gjitha garancive ligjore gjatë procesit të hetimit paraprak, duke ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetin.
Vetëm 9.7% e totalit të numrit të paraburgosur, janë persona nën hetim nga SPAK, duke shmangur abuzimin e me masat më të rënda të sigurisë”, tha Dumani.




















