Arben Shehu, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, po raporton këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve dhe Nismave Qytetare.
Nga ana tjetër, kreu i KLSH-së tha se janë bërë 13 kallëzime penale për shkelje të rënda nga funksionarë publikë përpara drejtësisë.
“KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku përfshihen 993 masa disiplinore, 66 masa administrative dhe 697 masa për efekte financiare. Është konstatuar mosregjistrim i plotë i pasurive dhe mungesë dokumentacioni për pasuritë e paluajtshme. Ka pasur probleme në regjistrimin e aktiveve, duke rritur rrezikun e tjetërsimit të pasurive”, tha Shehu.
KLSH ka referuar raste me elementë penalë tek organet e drejtësisë. Gjatë vitit 2024, institucioni ka dërguar 13 kallëzime penale, që përfshijnë raste ku auditimi zbuloi veprime ose mosveprime me shkelje të rënda të ligjit. Përveç kallëzimeve, KLSH ka përcjellë me kërkesë të organeve ligjzbatuese edhe 35 materiale të tjera informuese për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme,” tha Shehu.




















