Pas një ndërprerjeje, ka rifilluar seanca pleanare në Kuvend. Seanca ka nisur menjëherë me fjalën e Prokurorit të Përgjithshën Olsian Çela i cili ka nisur raportimin e institucionit të drejtësisë që drejton lidhur me vitin 2024.
Çela u shpreh se viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Ndër të tjera Çela theksoi se duhet punuar më shumë për të luftuar sulmet kibernetike.
“Përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport.
Gjatë 2024 në organin e Prokurorisë janë trajtuar 61 167 materiale, me një rritje 10.5% krahasuar me vitin 2023. Janë djegur 47576 procedime, me nje rritje me gati 5%. Numri më i madh i procedimeve 33,5 % i përket Prokurorise pranë Gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Numrin më të ulët e kanë Dibra dhe Kuksi me më pak se 2.5 %.
Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100 000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë”, tha ai.




















