Moti për këtë të premte parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar do të ketë që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.