Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, është e ftuara e radhës në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.
Sot është ministre e Shëndetësisë në vendin tonë, por Evis Sala ka një karrierë të gjatë në Britani të Madhe, SHBA dhe Itali në mjekësi.
29 vite jashtë Shqipërisë i kanë mundësuar një eksperiencë të gjatë në fushën e shëndetësisë, ku ka spikatur në role drejtuese.
Prej 3 javësh, Evis Sala është emëruar si ministre e Shëndetësisë në kabinetin qeveritar ‘Rama 4’.
Ministrja Evis Sala: Në këto 3 javë jam mundur të shoh, të dëgjoj. Tani kam një informacion të paparë. Kam menduar dhe reformat që duhen bërë, jo vetëm brenda Ministrisë së Shëndetësisë, por në bashkëpunim me të tjera. Ka gjithmonë ndërveprim, në momentin që ndërvepron, prodhimi është më i mirë se dy sistemet bashkë. Në drejtimin e strukturës, gjithmonë do ketë një strukturë që do ta rinovosh, është normale. Në drejtimin e menaxhimit aty është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë, që të tëra bashkë duhet të koordinohen. Më pëlqen të ndërtoj një skuadër. Vetë nuk e bëj dot. Ajo që ka vënë re këto 3 javë është që ka dëshirë. Njerëzit duhet t’i kuptosh dhe ti vësh në pozicionin që kanë qejf të punojnë dhe në momentin që motivohen angazhohen dhe bëhen pjesë e suksesit.