Muaji nëntor vjen me bollëk dhe fat për 3 shenja të horoskopit. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të qëndrojë në gaforre gjatë gjithë muajit, duke sjellë energji pozitive, por edhe reflektime të thella.
Binjakët
Për binjakët, nëntori është muaji i bollëkut! Jupiteri në Gaforre ndikon direkt në shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave dhe vetëvlerësimit, duke sjellë rritje ekonomike dhe mundësi profesionale. Venusi, deri më 6 nëntor, ndikon në marrëdhëniet dhe miqësitë, mund të ketë një romancë që lind nga një miqësi e vjetër. Nga 6 nëntori, kur Venusi hyn në akrep, vëmendja kthehet te puna dhe shëndeti. Kjo është periudha ideale për të përmirësuar rutinën, për të fituar një pozicion të ri, apo për të rritur të ardhurat. Në fund të muajit, kur venusi kalon në shigjetar, binjakët do të përjetojnë një periudhë të bukur në dashuri. Hëna e Plotë në dem ndihmon në çlirimin e energjive të vjetra dhe hap rrugën për fillime të reja profesionale.
Peshorja
Peshoret janë në qendër të vëmendjes! Jupiteri në shtëpinë e dhjetë të karrierës dhe reputacionit sjell rritje profesionale, njohje dhe suksese që mund t’i keni pritur prej kohësh. Është koha për të dalë në pah dhe për të marrë vlerësimin që meritoni. Venusi, që qëndron në shenjën tuaj në fillim të muajit, ju jep një shkëlqim të veçantë, jeni më karizmatikë dhe tërhiqni vëmendje pozitive nga të tjerët. Kur Venusi kalon në akrep, në shtëpinë tuaj të dytë, do të ketë përmirësime të qarta në financa dhe stabilitet material. Hëna e Plotë në dem mund të sjellë lajme të mira për një çështje financiare, ndërsa Hëna e Re në akrep hap një kapitull të ri në të ardhura.
Akrepi
Nëntori është muaji juaj! Jupiteri ndodhet në shtëpinë tuaj të nëntë, fushë që lidhet me udhëtimet, studimet dhe zgjerimin e horizonteve. Ky pozicion ju sjell mundësi të reja për të mësuar, për të udhëtuar, apo për të krijuar lidhje me njerëz që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës tuaj. Kur Venusi hyn në shenjën tuaj më 6 nëntor, ju bëheni magnetikë dhe të parezistueshëm. Kjo është periudha ideale për dashuri, romanca dhe rritje personale. Në fund të muajit, venusi kalon në shigjetar, duke vënë në fokus financat dhe vetëvlerësimin.
 
			
