Kuvendi pret deri në fund të muajit që juristë apo aktivistë të të drejtave të njeriut të kandidojnë për Avokat Populli.
Ndër të parët që ka shprehur interes, është avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai njoftoi në rrjetet sociale, se deri tani, për emrin e tij, kanë firmosur 52 deputetë nga PD dhe PS.
“Mirënjohje për këta deputetë që firmosën për një kandidaturë nga shoqëria civile në këto 35 vite demokracie. Gjithmonë kam mbajtur vijën e prindërve të mi dhe asnjëherë nuk kemi marrë pjesë në ndonjë forcë politike, por kemi qenë të përkushtuar vetëm ndaj ligjit dhe legjislacionit në fuqi”-thotë avokat Vishaj.
Ai shpall edhe platformën e tij për Avokat Populli, me moton “Askush nuk është mbi ligjin dhe barazinë gjinore”.
Zgjedhja e kreut të këtij institucioni me 3 vjet vonesë, kërkon 84 vota, dhe në këtë rast, topi është pa pengesa në duart e Partisë Socialiste.
Postimi i plotë:
Deri tani kanë firmosur 52 deputet nga PD dhe PS. Mirënjohje për keta deputet që firmosën për një kanidaturë nga shoqëria civile në këto 35 vite demokracies. Gjithmonë kam mbajtur linjën e prindërve të mi dhe as nuk kemi marrë pjesë ndonjë forcë politike, por duke qenë striktë vetëm me legjislacionin në fuqi.
Kjo është platforma ime si kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Askush nuk është mbi ligjin dhe barazinë gjinore.
Mbështetje për atë qytetarin e thjeshtë të pa mbrojtur përballë administratës së egër politikisht apo e vakët në moral e ndërgjegje të ulët.