Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndihet krenar për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.
“Kemi dalë me rezultat domethënës pozitiv ne këtë anketë, në një grup vendesh që nuk janë vende të dorës së dytë”, tha Rama, teksa theksoi se anketa ka treguar se 85% e mësuesve e kanë zgjedhur vetë mësimdhënien si vokacion dhe profesion.
Edi Rama: Ndihemi krenar për të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Kemi dalë me rezultat domethënës pozitiv ne këtë anketë, në një grup vendesh që nuk janë vende të dorës së dytë.
E bëjnë si një punë që ashtu si kundër reflektohet në anketim 85% e mësuesve e kanë zgjedhur mësimdhënies si vokacion dhe profesion.
Dua të shtoj se mbështetja e mësuesve të rinj, ulja e ngarkesës së punës dhe mundësisë për të marrë frymë dhe për të punuar më lehtësisht dhe përfshirja e AI në praktikat e klasës janë objektiva që duhet t’i ndjekim bashkërisht.
Ka një shqetësim që ne nuk na gjen të papërgatitur, por që reflektohet në anketim se një pjesë e mësuesve të rinj ata nën 30 vjeç raportojnë se mund ta lënë profesionin nëse nuk do ndihen të mbështetur dhe të motivuar mjaftueshëm.