Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Tetori është muaji i punës. Profesionin duhet ta vendosim prioritet për të pasur një ecuri të mirë dhe produktivitet. Nga sot kemi një Hënë në një hyrje shumë pozitive që ndërvepron me energjinë e Jupiterit nga Gaforrja dhe një bashkëveprim shumë pozitiv me Venusin nga Virgjëresha. Kjo do të thotë se çështje që i përkasin punëve dhe çështje që i përkasin humorit do të ëmbëlsohen.

Të dielën, me një Hënë mbi Jupiterin e Gaforres, do të kemi një ndjesi të ekuilibrit emocional pas shumë kohe. Për disa mund të ketë edhe lajme shumë të mira dita e fundit e javës.

Dashi
Sa më shumë të afrohemi ditës së shtunë, aq më lehtësisht do të zgjidhen gjërat dhe ngecjet që pati në fillim të javës. Hëna e plotë është bërë kryefjalë, por ka shkaktuar edhe disa shqetësime të vogla. Nga sot pasdite do të keni një ndjesi shumë pozitive të fati. Nëse doni t’i jepni fundjavës ngjyra të bukura, afrohuni te dashuria dhe njerëzit që doni.

Demi
Keni Hënën tuaj. Mund të jeni pak më tepër empatikë se normale. Intuita juaj mund t’ju udhëzojë saktë në çështjet e punës. Nga nesër deri të dielën, do të ndjeni nevojë për t’u çlodhur dhe për të qenë larg ambienteve me shumë njerëz. Gjeni kohë për veten.

Binjakët
Nesër dhe pasnesër do të keni Hënë për vete, gjë që mund të sjellë dyzime: të bëni çfarë duhet apo çfarë doni. Do të gjeni veten duke bërë atë që duhet, dhe kjo mund të trazojë humorin tuaj, duke ju bërë të pakënaqur. Sot përfundoni çdo punë që duhet mbyllur jashtë shtëpie.

Gaforrja
Do të ndjeni nevojë për të kontrolluar hapat dhe për të qenë racional në detyrimet që keni marrë përsipër. Prioritet të jetë profesioni dhe mënyra se si ndërtoni bazën që sjell të ardhura. Për të mos pasur pakënaqësi me veten, lërini kohë gjërave që doni dhe gjërave personale. E diela do të jetë shumë e bukur.

Luani
Sot dhe nesër do të ndiheni në lëvizje dhe me agjendë të ndryshueshme për detyrimet familjare. Ende nuk është momenti për t’u fokusuar te gjërat personale dhe profesionale. Për profesionin, duhet të organizoni hapat dhe strategjinë për zhvillimet që ju nevojiten.

Virgjëresha
Keni Venusin për vete, në hyrje pozitive me Jupiterin dhe Hënën. Del prioriteti të merremi me çfarë ata duan. Një pjesë e mirë do të bëjnë shpenzime dhe investime në gjërat që kanë dëshirë dhe i kanë menduar prej kohësh. Mos harroni që ende nuk është koha për entuziazëm të madh me shpenzime. Sot e nesër do të keni edhe një informacion që lidhet me zgjidhjen e një çështjeje të prindërve ose më të mëdhenjve në familje.

Peshorja
Puna ka hyrë në rutinë të mirë. Mënyra si funksionon është produktive. Ndiheni në një periudhë energjike, por duhet të keni kujdes me raportet njerëzore. Nuk janë ditë për të vendosur pikat mbi “i” apo për t’u larguar nga ata me të cilët bashkëpunoni. Diplomacia duhet të dominojë është një armë shumë e lehtë për Peshoren. Me diplomaci do të kaloni keqkuptimet.

Akrepi
Do të ndiheni në kërkim të kohës për t’u marrë me veten dhe për t’u çlodhur. Fundjava është e domosdoshme për të dhënë qetësi trupit tuaj. Vendosini fundjavës ngjyra entuziazmi dhe dashurie. Sot e nesër do t’ju kushtohet më shumë vëmendje ç’ndjeni dhe si ju shikojnë të tjerët. Jepini kohë vetes për të kuptuar situatën saktë. Sqarimet do t’i keni më lehtë nga e hëna.

Shigjetari
Këtë fundjavë ka rrezik të përçon vetveten me të tjerët. Kjo është gjëja që nuk duhet ta bëni për të pasur ditë të mira dhe të qeta. Duket se diçka në jetën personale ju brengos, por lërini sqarimet për nga e hëna e tutje. Veten krahasojeni vetëm me veten tuaj të djeshme.

Bricjapi
Këtë 4 ditësh, lërini problemet e punës në punë dhe problemet e shtëpisë në shtëpi. Ju ka ardhur tendenca t’i mbani gjithkund me vete. Nëse i lini gjërat pas, do të shijoni një periudhë produktive dhe me shije të mirë. Në të kundërtën, do të ndiheni të lodhur.

Ujori
Mos nxitoni në lëvizje dhe investime të mëdha. Mbani kontrollin dhe ritëm të menduar. Fundjava jep mundësinë për të vepruar në lidhje me pasardhësit. Fëmijët do t’ju sjellin bukurinë e fundit të javës.

Peshqit
Keni tendencë të plotësoni të gjitha dëshirat që mendoni se janë të domosdoshme duke bërë shpenzime dhe investime që duhet të kontrollohen. Mos shtrini këmbët më shumë seç e ka jargëni. Nëse ju kap spontaniteti, shkruajeni dhe lexojeni para se të veproni. Sot e nesër do të keni një optimizëm që do ngjyrosë për mirë 24 orëshin tuaj. Fundjava i kushtohet dashurisë dhe familjes.