Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi të hënën në emisionin Top Story se Shqipëria ka luajtur një rol parimor dhe të rëndësishëm në qëndrimet ndërkombëtare lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

Duke folur për raportet dypalëshe mes Tiranës dhe Kievit, Spiropali theksoi se qëndrimi i Shqipërisë është vlerësuar maksimalisht nga Ukraina, duke përmendur kontributin e vendit si në NATO, ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Kostot e jashtëzakonshme njerëzore të shkatërrimit, por mbi të gjitha është vlerësimi që ka Ukraina për një vend si Shqipëria mund ta konsiderosh një vend të vogël, por me një peshë të konsiderueshme kur vjen puna në si në NATO ka mbajtur një qëndrim të principt. Por edhe qëndrimi në Këshillin e Sigurimit. Por edhe Kryeministri që me Zelenskyn ka një raport të ngushtë dhe me ndihmë humanitare dhe armatime”, u shpreh Spiropali.

Ministrja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, si në aspektin politik dhe diplomatik, ashtu edhe në formën e ndihmës konkrete në terren.
Nga ana tjetwr Spiropali tha:

“Çmimi nga Ukraina m’u dha mua, por meritën e ka shteti dhe qëndrimi ynë si shtet.”