Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke bërë një postim në rrjetet sociale në kuadër të Tetorit Rozë.
Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.
“MIRËMËNGJES 💗 dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë 🫶”, shkruan kryeministri Rama.