Gazetari sportin Fatjon Baze duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë, tha se ky edicion do të konsiderohet i suksesshëm dhe historik për kuqezinjtë, edhe nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Botëror.
Baze e konsideroi si absurd kartonin e verdhë ndaj Rey Manajt, autorit të golit, pas festës me simbolin e shqiponjës.
“Ishte një sukses historik dhe madhështor për përfaqësuesen shqiptare. Ky sukses pati një ndjenjë të veçantë dhe një festë të veçantë, për arsye se ka vlerë 10-fish në raport me një sukses më kombëtaret e tjera. Përfaqësuesja serbe s’është në ditët e saj më të mira.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
×
Ky sukses i arritur në Leskovac, legjitimon edhe ato dy pikë që lamë në Tiranë. Është një sukses fantastik, sepse për herë të parë Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës, edhe pse duhet një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Festa është legjitime. Do ta krahasoja me festën që kemi bërë pas suksesit me Greqinë. Por kjo është më e shijshme.
Kartoni i verdhë ishte absurd dhe jo korrekt, pasi ai s’bëri asgjë të paligjshme, s’theu asnjë rregull. Simboli i shqiponjës s’është në asnjë nen, apo gërmë të FIFA-s që s’duhet përdorur. Shanset për të kualifikuar janë relativisht të vështirë. Por edhe nëse s’arrijmë objektivin për t’u futur në grupet e Botërorit, këtë edicion do ta cilësoja të suksesshëm dhe historik, pasi kurrë s’kemi patur këto rezultate për kualifikimin në Kupën e Botës.
Nëse arrijmë vendin e dytë, Shqipëria do ketë edhe dy takime të tjera, me skuadrat e vendeve të dyta, ku janë kundërshtarë të vështirë, më lart se ne në letër, por ne kemi shpirtin e garës, një trajner me eksperiencë, dhe pse jo ta tentojmë deri në fund një takim në grupe”.