Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se disa aleatë të fuqishëm të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe rajonet përreth janë të gatshëm, me kërkesën e tij, të ndërhyjnë me forca të shumta në Gazë për të “vënë në rregull Hamasin”, nëse ky i fundit nuk respekton marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetin Truth Social, Trump tha se këto vende kanë shprehur entuziazëm të madh për të ndihmuar nëse situata përkeqësohet më tej.

Satusi i Trump:

Shumë prej ALEATËVE TANË TË MREKULLUESHËM aktualë në Lindjen e Mesme, dhe në zonat përreth saj, më kanë informuar në mënyrë të qartë dhe të fuqishme, me entuziazëm të madh, se do ta mirëprisnin mundësinë, me kërkesën time, të hynin në GAZË me forca të shumta për të “vënë në rregull Hamasin”, nëse Hamasi vazhdon të sillet keq, duke shkelur marrëveshjen e tyre me ne.

Dashuria dhe shpirti për Lindjen e Mesme nuk është parë në këtë mënyrë prej një mijë vitesh! Është një gjë e bukur për t’u parë! U thashë këtyre vendeve dhe Izraelit: “JO AKOMA!” Ende ka shpresë që Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë. Nëse nuk e bëjnë, fundi i Hamasit do të jetë I SHPEJTË, I FURISHËM dhe BRUTAL!

Dua të falënderoj të gjitha ato vende që na telefonuan për të ndihmuar. Gjithashtu, dua të falënderoj vendin e madh dhe të fuqishëm të Indonezisë, dhe udhëheqësin e saj të mrekullueshëm, për gjithë ndihmën që kanë treguar dhe dhënë për Lindjen e Mesme dhe për SHBA-në.

PËR TË GJITHË, faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!