Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke folur në Knesset këtë të hënë, përshëndeti fundin e luftës Hamas- Izrael, ndërsa armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja qëndroi në fuqi.

Ai deklaroi se marrëveshja e armëpushimit shënoi fundin e luftës së Izraelit në Gaza, si dhe fundin e “epokës së terrorit dhe vdekjes”.

“Ky nuk është vetëm fundi i një lufte. Ky është fundi i epokës së terrorit dhe vdekjes, dhe fillimi i epokës së besimit, shpresës te Zoti. Është fillimi i një marrëveshjeje dhe harmonie të qëndrueshme për Izraelin dhe të gjitha kombet e asaj që së shpejti do të jetë një rajon madhështor. Unë e besoj këtë shumë fuqimisht. Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re”, u shpreh Trump.

Ai i shpreh falënderimet e tij kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin e quajti një “njeri me guxim të jashtëzakonshëm”.

Trump falënderon gjithashtu vendet arabe që ndihmuan në negociata.

“Është një triumf i jashtëzakonshëm për ata që punuan së bashku. Tani do të jetë një epokë e artë për Izraelin, si dhe epokë e artë për të gjithë rajonin”, përfundoi Trump.