Pas realacionit që u lexua nga gjykatësja Sonila Bejtja në Kushtetuese, relatimi i mbrojtjes së Veliajt për ankimin e shkarkimit fjalën e ka marrë Ermal Yzeiraj i cili e ka ndarë kohën në 20 minuta mes tij dhe kryebashkiakut të pezulluar Erion Veliaj.
Veliaj ka marrë fjalën në Kushtetuese në kuadër të kohës që ka mbrojtja.
“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Sot kam më shumë policë në Gjykatën Kushtetuese se sa avokatë. Kam përjetuar një periudhë denigrimi. Kjo nuk është thjesht një përpjekje, por një përçmim ndaj votës. Harku i universit moral është i lodhshëm. Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, por me respekt. A mund ta mbrojmë sot demokracinë?” – tha Veliaj.
 
			
